TIRANË- Të tjera detaje dalin në dritë nga grabitja e një pike këmbimi në Tiranë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se autori ka marrë 120 mijë lekë të reja, dhe më pas është larguar me motor në rrugicat e 5 majit.
Abc News ka siguruar videon e autorit, i cili shfaqet krejtësisht i qetë, i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.
Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të grabitjes.


