Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon sot afati për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, vetëm një kandidat i propozuar

schedule10:08 - 5 Mars, 2026

schedule 10:08 - 5 Mars, 2026

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat për këtë post – deputeti Glauk Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur një ditë më parë se kandidatura e Konjufcës është dorëzuar me 30 nënshkrime deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga grupi multietnik.

“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu gjatë një konference për media.



Ajo theksoi se procedura e votimit nuk mund të fillojë pa u përmbushur kushti që të ketë së paku dy kandidatë të propozuar me nënshkrimet e nevojshme të deputetëve.
“Derisa nuk kemi të paktën dy kandidatë që kanë siguruar mbështetjen e kërkuar, nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo në konferencën për media, të mërkurën.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kjo çështje rregullohet me Nenin 86. Në pikën 2 të këtij neni përcaktohet se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual./Kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!