TIRANË- ABC News ka siguruar foton e autorit, i cili ka grabitur një pikë exchange në Tiranë.
Autori i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vend i ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të grabitjes.


