Ministria e Punëve të Jashtme kineze ka bërë thirrje që pezullojnë menjëherë operacionet ushtarake në Iran dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Zëdhënësi i ministrisë përkatëse, gjatë një informimi të rregullt, shprehu shqetësim të thellë për përhapjen e luftës në rajon dhe bëri thirrje për një rikthim në dialog, raportojnë mediat e huaja.
Kina ka theksuar angazhimin e saj për një zgjidhje paqësore dhe ka njoftuar se do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në përpjekjet për paqe.


