Reagon Mimoza Hafizi: Udhë të mbarë Ben! Unë nuk mund ta lë LIBRA-n

schedule15:03 - 21 Janar, 2018

schedule 15:03 - 21 Janar, 2018

Zgjedhjet e 25 Qershorit i ndanë duket se përfundimisht.

Një ditë pas lajmërimit të tërheqjes nga politika përkohësisht të kryetarit të Partisë Lista e Barabartë, Ben Blushi, po në rrjetet sociale ka një reagim nga Mimoza Hafizi, për të thënë se e kanë përjashtuar nga partia dhe këtë e zbulon nëpërmjet mediave.

“Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t’i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time”.

Pasi argumenton se ky akt është nul sipas saj, Mimoza Hafizi përshëndet ikjen Ben Blushit.

“Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e Qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve më 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë”?

Kundërpërgjigjen e ka lënë në fund të statusit të saj në rrjetet sociale.

“E pra, unë nuk mund ta lë Libran. As se ti don të më përjashtosh, as nuk mund të jap dorëheqjen”./abcnews.al