Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

President apo zgjedhje të reja?/ Krasniqi: Partia e Kurtit, arrogancë politike. Zgjedhjet e reja do të ndikonin në stabilitetin politik

schedule17:19 - 2 Mars, 2026

schedule 17:19 - 2 Mars, 2026

Analisti Dardan Krasniqi ka deklaruar se posti i Presidentit në Kosovë nuk është futur fare në kalkulimet për formimin e qeverisë, duke kritikuar qasjen e partisë më të madhe në pushtet.

Sipas tij, arroganca e numrave nuk duhet të mbizotërojë mbi përgjegjësinë morale dhe funksionimin e institucioneve ligjore.

Ai theksoi se zgjedhja e Presidentit historikisht ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike dhe se qasja refuzuese aktuale nuk i shërben stabilitetit të vendit.



“ Këto e kanë dëshmuar partitë opozitare: posti i Presidentit nuk është futur fare në kalkulimet për qeverinë. Kemi një arrogancë politike nga partia më e madhe në pushtet. Ata duhet ta trajtojnë këtë si përgjegjësi morale politike. Përtej arrogancës së numrave, duhet të kemi institucione ligjore.

Prej kohës së pasluftës, çdo herë zgjedhja e Presidentit ka qenë si marrëveshje politike mes forcave. Edhe tani zgjedhje tjetër nuk ka. Nga partia më e madhe shihet një qasje refuzuese dhe bllokuese, dhe kjo nuk i shërben askujt. Logjika njerëzore nuk e ka të qartë. Ka mungesë totale bashkëpunimi. Zgjedhjet e reja do të ndikonin në stabilitetin politik. “  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!