Një skelet njerëzor prehistorik është gjetur në një sistem shpellash nënujore përgjatë bregdetit të Karaibeve të Meksikës. Zona u përmbyt në fund të epokës së fundit të akullnajave 8,000 vjet më parë, sipas një arkeologu zhytës shpellash të përfshirë në zbulim.
Skeleti është i 11-ti i tillë i gjetur në shpella gjatë tre dekadave të fundit midis destinacioneve turistike të Tulum dhe Plaja del Karmen. Disa nga mbetjet më të vjetra njerëzore në Amerikën e Veriut janë zbuluar në shpellat me gropa të njohura si “senotes”, me disa skelete më të hershme që datojnë rreth 13,000 vjet më parë.
Zbulimi u bë në fund të vitit të kaluar dhe arkeologët janë duke e analizuar. Arkeologët e gjetën skeletin në fund të vitit 2025 dhe tani po analizohet. Skeleti u gjet në një pjesë më të ngushtë të një dhome të brendshme, që trgon se trupi ishte vendosur aty ndoshta qëllimisht, si pjesë e një praktike rituale.
Pas zbulimeve të vazhdueshme autoritetet meksikane po punojnë për të përcaktuar të gjithë zonën si një zonë të mbrojtur kombëtare, me qëllimin që një status i tillë të arrihet brenda këtij viti./abcnews.al


