Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapshticë, bllokohet 1 ton mjaltë/ Sasia kishte ardhur për tregtim në vendin tonë, do i nënshtrohet analizave

schedule11:40 - 1 Mars, 2026

schedule 11:40 - 1 Mars, 2026

KORÇË- Rreth 1 ton mjaltë është bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi gjatë kontrollit u konstatuan mangësi në dokumentacionin shoqërues të mallit.

Sipas burimeve zyrtare, subjekti importues nuk dispononte dokumentacionin e plotë që vërteton përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore, një kriter thelbësor për lejimin e hyrjes së produkteve në tregun shqiptar.

Menjëherë pas konstatimit të shkeljes, autoritetet doganore vendosën bllokimin e ngarkesës dhe sistemimin e saj në magazinën doganore, ku do të qëndrojë deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe procedurave administrative e ligjore.



Strukturat përgjegjëse theksojnë se kontrollet në kufi janë intensifikuar dhe se do të vijojnë me tolerancë zero ndaj çdo tentative për të importuar produkte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!