Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e PD, policia nuk jep leje: Nuk marrim përsipër garantimin e tubimit

schedule10:25 - 28 Shkurt, 2026

schedule 10:25 - 28 Shkurt, 2026

Këtë të shtunë, opozita zhvillon protestën e radhës, në orën 18:00 para Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka njoftuar se për shkak të tensioneve dhe hedhjes së molotovëve në protestën e kaluar, nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit të radhës të Sali Berishës.

Megjithatë policia ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet.

Njoftimi i policisë:



Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, në përmbushje të detyrave funksionale, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!