Pamjet me dron: Si u gjet pas 24 orësh e moshuara që humbi në Gjirokastër

schedule16:29 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 16:29 - 25 Dhjetor, 2019

Policia e Gjirokastrës ka arritur të gjejë një të moshuar e cila ishte zhdukur prej ditës së djeshme nga banesa e vajzës së saj.

Blutë e Gjirokastrës nisnë kërkimet pas denoncimit të familjarëve të saj, duke përdorur edhe dronin.

Pas 24 orësh kërkime, policia  kanë arritur të lokalizojnë dhe gjejnë 74-vjeçaren V. F., e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor. Gjetja e saj është bërë në pyllin e fshatit Hundkuq, fal dronit të policisë.

Njoftimi i plotë:

Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.

Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.

Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!