Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Skuadra negociatore, vlerësime nga Holanda dhe Danimarka”/ AKSHI, Rama: Karçanaj jeton në shtëpi me qira, nuk ka as makinë!

schedule11:52 - 26 Shkurt, 2026

schedule 11:52 - 26 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS dhe qeverisë. Rama u shpreh se, pavarësisht perceptimeve të rezervuara për administratën, procesi i negociatave me BE-në ka treguar se skuadra shqiptare ka fituar vlerësime, përfshirë kryeministrin e Holandës dhe kryeministren e Danimarkës. Rama shtoi se çdo zyrtar duhet të prezumohet i pafajshëm deri në provimin e fajësisë dhe se shteti duhet të garantojë lirinë e vendimmarrjes.

“ Spitalet i kam parë vetë të gjitha transformimet që kemi bërë. Ndërsa për administratën kam edhe unë një perceptim të rezervuar. Kaq të rezervuar e kisha dhe janë dëshmitarë edhe kolegët kur thosha që mirë do t’i hapim negociatat, por kur t’i hapim çfarë do të bëjmë? Si do ta përballojmë ne, me këtë administratë, ata “peshkaqenë” që kanë negociuar me vende shumë më të mëdha sesa ne?

U deshën muajt e procesit screening, përpara fillimit zyrtar të uljes në tryezë për negociata, që unë të nisja të shihja zgjidhjen e shumë problemeve në administratë. Administrata ka problemet e veta dhe individë të padenjë si shumë sektorë, por kur nisa të dëgjoj nga kryeministri i Holandës, krejt jashtë kontekstit, që dëgjoj fjalë të jashtëzakonshme për skuadrën tuaj negociatore, apo nga kryeministrja e Danimarkës që më thotë se skuadra jote po i zhgënjen të gjithë në kuptimin pozitiv, dhe më pas kur takova vetë 1 mijë veta, kur mendoj për ata 1 mijë veta e konsideroj të tmerrshme që në Shqipëri të ketë frikë.



Për AkSH-in kam folur edhe më parë, edhe për drejtoreshën e saj që ndodhet në arrest shtëpie. Nuk dua të them asnjë fjalë për përmbajtjen e çështjes, por ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenar të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe inxhiniere, që me në krye drejtoreshën kanë punuar pa orar për punë me një vlerë të jashtëzakonshme.

Të dyja duhen bërë: edhe hetimi, edhe puna. Njerëzit kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm dhe të trajtohen si të pafajshëm deri kur të vërtetohet fajësia e tyre.

Po sikur Linda Karçanaj të jetë krejt e pafajshme dhe jo një kriminele? Dhe si person që është masakruar me “bomba artizanale”, tenxhere më tenxhere, duke i vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që jeton në shtëpi me qira dhe, siç mora vesh, nuk ka makinë?

Çfarë fiton më pas shteti dhe çfarë mesazhi marrin ata që duan të kontribuojnë për këtë shtet? Si ua garanton shteti të gjithëve lirinë dhe të drejtën e marrjes së vendimeve?

Cilido që me mendimet e veta realizon qëllimet e veta nuk është i pandëshkueshëm.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!