Rama: Ndërkohë që ekonomia vijon të ecë me qëndrueshmëri, ndërkohë që vijon të shklëqejë ndërkombëtarisht, ndërkohë projektet në zhvillim në hartim e sipër apo në plan për t’u hartuar dhe zhvilluar në këtë mandate, udhëkryqi ku ndodhemi sot, paraqet disa rreziqe që kërkojnë një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë. Se ndryshe Shqipëria rrezikon të bëjë në vend numëro duke humbur kohën më të cmuar për tu ngjitur më në fund aty ku e kërkon amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit dhe e meritojnë fëmijët tanë. Rreziku që ne të bëhemi irrelevantë është real. Ndërkohë që jemi më rrelevantë se asnjëherë. Pse i them këto. Le ta nisim nga vetja, ky nuk është një udhëkryq dilemash strategjike apo raportesh të ndryshuara të forcave, po është një udhëkryq erërash artificiale që rrezikojnë të na corodisin dhe ngatërrojnë me këmbët tona. Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore, pikërisht kur duhet të ngjitemi ende më lart dhe kur tanimë diferencën mes pikës ku jemi dhe ku duam të mbërrijmë e bën cdo detaj dhe cdo ditë.


