Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktorja Eva Pëllumbi

schedule14:18 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 14:18 - 25 Dhjetor, 2019

Një lajm i hidhur ka goditur kinematografinë shqiptare., aktorja e njohur Eva Pëllumbi ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Prej 30 vitesh ajo jetonte në Gjermani së bashku me familjen e saj dhe atje do t’i bëhet edhe varrimi.

Në moshën 17-vjeçare, ishte debutimi i parë i saj në skenën shqiptare, duke arritur shumë suksese.

Ajo njihet për rolet në veprat artistike si “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për një karrige”, “Kapedani” etj.

Gjithashtu, ajo njihet për rolin e famshëm të “Pinokut”, me të cilin u bë shumë e njohur për publikun.

Në një intervistë së fundmi Eva Pëllumbi shprehu edhe zhgënjimin se si ajo ishte lënë në harresë nga institucionet, pavarësisht kontributit të madh që kishte dhënë ndër vite.

Aktorja madje denoncoi edhe faktin se nga aktiviteti i saj artistik ndër vite kishin arritur sa t’i hiqnin edhe emrin e autorësinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!