Vetëplagoset me armë zjarri në bodrumin e banesës, 90-vjeçari niset drejt spitalit

schedule13:43 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 13:43 - 25 Dhjetor, 2019

Një 90-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Bujan të Tropojës. Policia bën me dije se 90-vjeçari me inicialet A.M u vetëplagos me armë në bodrumin e banesën së tij. Ai u transportua për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Informacion/ Tropojë

Informacion paraprak.

Sot, paradite në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi A.M., rreth 90 vjeç.

Shtetasi A.M, pasi ka marrë mjekim në spitalin  e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!