Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja “Partizani”/ “Janë organizatë kriminale”, avokati: Berisha nxori VKM dhe favorizoi dhëndrin!

schedule20:25 - 24 Shkurt, 2026

schedule 20:25 - 24 Shkurt, 2026

Avokati Idajet Beqiri komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News, çështjen për Dosjen Partizani.

Ai tha se kreu i PD Sali Berisha ka nxjerrë VKM dhe ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Avokati gjithashtu nënvizoi se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa shton se janë një organizatë kriminale.



“Prokurorit i jepet kohë që në provat që thotë mbrojtja i analizon. Thotë vlerësimin e vet dhe më pas gjykata përfundimisht vendos cilat prova janë të domosdoshme që vërtetojnë akuzat. Gjykata është e detyruar të marrë provat, të caktojë radhët. Pala mbrojtëse mbaroi…Vendimi besoj do merret në këtë datë që kanë lënë seancën në mars, cilat prova pranohet apo jo dhe në seancën tjetër fillon gjykimi. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv. Ky person ka nxjerrë një VKM, për të favorizuar dhëndrin. Aty kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, por SPAK e anashkaloi e ka marrë lehtë fare. Malltezi ndërhyri në Arkivin e Shtetit”, tha ndër të tjera avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!