Njihen pensionet me Poloninë. Tashmë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Poloni dhe polakët që jetojnë në Shqipëri do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në Varshavë e cila tha se ky është një tjetër hap konkret në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Aktualisht Shqipëria ka 17 Marrëveshje dypalëshe në zbatim për njohjen e pensioneve , 5 marrëveshje të dakordësuara, ndërsa 3 të tjera dypalëshe për sigurimet shoqërore janë aktualisht në negocim ose në proces përgatitjeje.
Një ndër marrëveshjet më të rëndësishme është ajo e realizuar me Italinë nga e cila përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë ndërkohë që vijojnë diskutimet për njohjen e pensioneve me Greqinë ku numri i përfituesve është edhe më i madh.


