TROPOJË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, shtetasi 34-vjeç. Ndërsa pasagjeri, 38-vjeç që ndodhej bashkë me të në automjet është lënduar dhe po merr asistencë mjekësore. Sipas infomacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/


