Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 44%
  • Shenjë e krizës politike në vend 31%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

Vendimi i Kushtetueses për Komisionet/ Balla: Nuk gjej dot asnjë lidhje, pres vendimin e plotë

schedule16:30 - 23 Shkurt, 2026

schedule 16:30 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se procedurat e ndjekura për shtimin e numrit të komisioneve parlamentare janë antikushtetuese.

Më tej, Balla thotë se “nuk gjen dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese”.

Megjithatë, Balla shkruan në rrjetin social “Facebook” se pret të njihet me vendimin e plotë të Kushtetueses.



“Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e “të drejtës së shprehjes”, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë.

Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve, të cilat do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera që siç njoftova në fillim të sesionit do t’i depozitojmë në ditët në vijim”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!