Në segmentin alternativ Lozhan-Moglicë, që ARRSH vendosi për kalimin e autoveturave pas bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas, kanë mbetur të bllokuar tre trajlera, të cilët kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve të vogla.
Mjetet e tonazhit të rëndë janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment, edhe pse u njoftua që në aksin Lozhan-Moglicë do lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, për të mundësuar hapjen e rrugës.


