Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 47%
  • Shenjë e krizës politike në vend 27%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 26%
Loading ... Loading ...
 

“PD, gjithnjë më pak mbështetës”/ Çupi: Grupi i zjarrit sponsorizohet nga Shkëlzen Berisha, kanë celula të mafies në çdo pjesë

schedule18:43 - 20 Shkurt, 2026

schedule 18:43 - 20 Shkurt, 2026

Sot Partia Demokratike me në krye Sali Berishën organizon protestën e 20 shkurtit, për të cilën kreu i opozitës kishte paralajmëruar se do të ishte me përmasa kombëtare.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News duke komentuar pamjet live nga protesta, tha se Berisha do të ketë gjithnjë dhe më pak mbëshetës. Çupi shtoi se grupi i zjarri sponsorizohet nga Shkëlzen Berisha dhe se PD ka celulat e mafies në çdo cep të saj.

“Berisha mohimin dhe mashtrimin e ka në mënyrën e vet, e ka në palcë, në çdo moment mashtron, vret dhe organizon dhunë. Përditë dhe më pas do të ketë mbështetës. Përveç grupit të zjarrit, sepse grupi i zjarrit sponsorizohet nga Shkëlzen Berisha. Kanë celula të mafies në çdo pjesë të saj.



Kemi një deputete që shprehet si shumë kundër komunizmit, por na del trafikante droge familjarisht. PD me Sali Berishën në krye i ka bërë gjithçka të zezë PD. Berisha po shkon drejt metrit zero të jetës së tij duke shtuar numrin e krimit. Berisha e ka marrë vëmendjen e ndërkombëtarët, i kanë larë duart me të. Që nga SHBA dhe BE, i kanë dhënë sinjalet”, u shpreh analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!