Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri, mesditën e kësaj të premteje në Tiranë.
ABC News mëson se ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si kompleksi ‘Delijorgji’ ku ka dyshime se kemi të bëjmë me motive xhelozie për një vajzë.
Akil Koxhaxhiku,34 vjeç, ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në zonën e Delijorgjit, ku dyshohet se sherri ka nisur për arsye banale. Sakaq, autori
Besjan Ferazini është shpallur në kërkim.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në një spital privat, (Amerikani) ku po merr ndihmën mjekësore. Ai sipas të njëjtave burime, ndodhet në gjendje stabël. /abcnews.al
Njoftimi i policisë:
-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


