Edi Rama zgjodhi të mbajë një fjalim në Uashington, në vend të një daljeje simbolike në Davos. Kështu u shpreh gazetari Flogert Muça në emisionin Real Story, ku komentoi Bordin e Paqes në SHBA dhe qëndrimin e kryeministrit shqiptar.
Sipas Muçës, Rama nuk udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për çështje që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë, por për të shpalosur një problem që, sipas tij, ka të bëjë me krerët e UÇK-së. Ai theksoi se kryeministri vendosi kushte dhe artikuloi edhe një paralajmërim për një konflikt të mundshëm, duke e paraqitur vizitën si një lëvizje të mirëkalkuluar politike.
“Rama shkoi atje për të shpalosur një problem. Nuk shkoi për Shqipërinë, por për krerët e UÇK. Shkoi në bord me kushte, hodhi dhe një paralajmërim për një luftë të mundshme. Rama nuk shkoi në Davos, por në Uashington. Nuk donte një foto në Davos por një fjalim në Uashington. Politika e Ramës është që ka strategjinë e tij dhe do të jetë ekskluziv në çdo gjë. U thotë shqiptarëve dhe europianë që kemi zgjidhur Amerikën, që kemi pasur një problem që na i ka zgjidhur vetëm Amerika, dhe ai burri atje, Donald Trump”, tha Muça.


