Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

McAllister “çarmatos” protestën/ Berisha “shet” grupin e zjarrit: Elementë të dëshpëruar

schedule15:10 - 19 Shkurt, 2026

schedule 15:10 - 19 Shkurt, 2026

Dy mesazhet nga i djathti McAllister u morën. Berisha e kuptoi se refuzimi nga aleati i tij europian për ta takuar në seli, është thjesht vazhdimësi e vetmisë se tij.

Por, e gjeti një justifikim.

Pyetje: Z. Berisha, pse nuk u takua me ju z.McAllister?



“Sali Berisha: Unë takova koordinatorin. Me mua u takua koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore. Unë nuk kam funksione në komisionet parlamentare, siç e dini. Por në seli tek unë erdhi koordinatori i grupit parlamentar të Partive Popullore, pra ai që përfaqëson grupin me të cilin është i afiluar PD.Dhe u bë një bisedë jashtëzakonisht e rëndësishme. Kryetari përfaqëson të gjithë të tjerët.” tha Berisha.

Mesazhi i dytë, protestat e dhunshme. McAllister i vendosi vijën e kuqe. Doktori më 20 shkurt premton protestë paqësore, deri në mbyllje të fjalës së tij. Sa për molotovët e fishekzjarret pas, fajin do e ketë grupi i zjarrit.

Në linjë të plotë me Sali Berishën. A ke parë njeri që të ftojë si unë në mënyrë të përsëritur që është kryengritje paqësore? Po edhe mund të hyjnë njerëz të dëshpëruar që kryejnë veprime të këtilla dhe të atilla, por thirrja jonë është për protestë paqësore,” tha ai.

Vija e kuqe e McAllister dhe ftesa e bardhë e Trump për Ramën, po shfryjnë protestën e 20 shkurtit. Përkujtimorja e 35-të rrëzimit të statujës së Enver Hoxhës, mund të përfundojë një shëtitje në bulevard për demokratët, të cilët veç hallit të kilometrit të fundit të doktorit, i pret dhe një tjetwr surprizw e hidhur, njw mot me shi.

“Tani i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore.”tha Berisha.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!