Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes/ “Shqipëria po merr një pozicion në arenën ndërkombëtare”, Emilio Çika: Prania e Ramës i jep kredo politike!

schedule13:35 - 19 Shkurt, 2026

schedule 13:35 - 19 Shkurt, 2026

Këtë të enjte në Washington mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes. I ftuar në “News Line” në ABC News, eksperti për çështje ndërkombëtare Emilio Çika foli për rëndësinë e Samitit të Bordit të Paqes që mbahet në SHBA, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, eksperti tha se prania në këtë Bord tregon se Shqipëria po merr një pozicionin në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu nënvizoi se pjesëmarrje të tilla i japin kredo-politike edhe përfaqësuesit, pra kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria në këtë fazë apo edhe në atë që është një nga shtetet themeluese së bashku me shtete të tjera, do thoja se marrëdhënia me SHBA hyn në një proces që vlen. Për Shqipërinë iniciative e Presidentit Trump ka një rol të veçantë sepse e çon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Pra është e rëndësishme që të shohësh një vend të vogël të jetë pjesëmarrëse e një iniciative. Por se çfarë do prodhojë dhe cilat do jenë sfidat, janë të shumta. Sepse që funksionojë duhet të ketë dakordësi e marrëveshje ndërmjet palëve në terren si Hamasi dhe Izraeli”, u shpreh ai, duke shtuar: “Kryeministri Rama e ka thënë shpesh se kredua e tij politike është e lartë kur thirret në evinimente të tilla të një rëndësie ndërkombëtare”.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!