Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg për jetë për Yoon Suk Yeol/ Kore e Jugut, ish-president shpalli ligjin ushtarak për interesat e tij politike

schedule12:56 - 19 Shkurt, 2026

schedule 12:56 - 19 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e një kryengritjeje duke u përpjekur të imponojë ligjin ushtarak.

Gjykata e Seulit vendosi se Yoon u përpoq të përmbyste kushtetutën duke vendosur trupa ushtarake për të mbyllur Asamblenë Kombëtare dhe duke urdhëruar arrestimin e politikanëve më 3 dhjetor 2024. Veprimet e tij dëmtuan në thelb demokracinë e Koresë së Jugut dhe meritojnë një ndëshkim të ashpër, sipas trupës gjykues. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje.

Edhe pse ishte jetëshkurtër, urdhri i Yoon për ligjin ushtarak e la kombin më të polarizuar se kurrë dhe këto përçarje u shfaqën edhe ndërsa u dha dënimi. Një pjese e turmës jashtë gjykatës mbështesnin Yoon, dhe shpërthyen në lot pas shpalljes së vendimit, ndërsa pjesa tjetër ishte anti Yoon dhe kërkonin dënimin me vdekje.



Vetë Yoon nuk shfaqi asnjë emocion kur mësoi për fatin e tij. Avokatët e tij pretenduan se vendimi nuk mbështetej nga prova dhe akuzuan gjyqtarin se kishte ndjekur një “skenar të paracaktuar”.

Nëse njëra palë ngre një ankesë, çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, që do të thotë se mund të duhen muaj para se vendimi të finalizohet.

Yoon tronditi kombin e tij më 3 dhjetor 2024 duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në televizion drejtpërdrejt.

Ai pretendoi se kjo ishte për të mbrojtur vendin nga forcat “anti-shtetërore” që simpatizonin Korenë e Veriut, por shpejt u bë e qartë se ai ishte i nxitur nga problemet e brendshme: opozita, e cila kishte shumicën parlamentare, e la atë një president të dobët, ndërsa gruaja e tij Kim Keon Hë ishte në qendër të akuzave të ndryshme për korrupsion.

Ai e anuloi urdhrin brenda disa orësh, pasi ligjvënësit hynë me forcë në Asamblenë Kombëtare për ta rrëzuar atë.

Ajo që pasoi ishin muaj kaosi politik, shkarkimi i Yoon-it nga detyra dhe një sërë aktakuzash kundër tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Yoon i mbrojti veprimet e tij gjatë gjithë gjyqit, duke argumentuar se si president kishte pasur autoritetin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke ngritur alarmin për pengimin e qeverisë nga partitë opozitare.

Ai pohoi se urdhri ishte i nevojshëm “për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e popullit dhe për të ruajtur kombin dhe kushtetutën e tij”.

Partia Demokratike në pushtet, e cila fitoi zgjedhjet presidenciale pas rrëzimit të Yoon, akuzoi gjykatën për “minimin e drejtësisë gjyqësore” duke mos e dënuar Yoon me vdekje.

Disa ish-presidentë para Yoon janë dënuar dhe burgosur gjithashtu, por janë falur pasi kane vuajtur vetëm dy deri në pesë vjet burg – dhe shumë presin të njëjtën gjë edhe për Yoon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!