Në këto ditë festash numri i shqiptarëve që kthehen në vend është i madh, por ka edhe nga ata që kërkojnë të kalojnë festat në shtetin fqinj. Në doganën e Kapshitcës raportohet një fluks i lartë lëvizjesh.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 8260 dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Po ashtu mësohet se aktualisht në hyrje, po punohet me 4 sportele dhe ka lëvizje të shtuar të mjeteve./abcnews.al