Samuel Umtiti mund të jetë një nga largimet e Barcelonës në merkaton e janarit. Mbrojtësi ka humbur postin e titullarit, diçka që e penalizon shumë për aktivizimin me Francën në Euro 2020.
26-vjeçari pëlqehet shumë nga Arsenal dhe Lyon, teksa klubi katalanas i ka vendosur çmimin. Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë kampionin e botës.
Për ta zëvendësuar ka një preferencë dhe ai është Unai Nunez. 22-vjeçari është pjesë e Athletic Bilbao, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2023. Nunez ka një klauzolë largimi prej 30 milionë eurosh, shumë që Barcelona dëshiron ta paguajë që në janar. /abcnews.al