TIRANË- Delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister, ndodhet për një vizitë pune në Shqipëri.
Ai theksoi në konferencë se BE e mbështet rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane, ndaj bëri thirrje që të vijojë puna me përmbushjen e reformave.
“Ndodhemi në këtë vizitë në Shqipëri dhe Mal të Zi, kjo është vizita e parë zyrtare në këtë mandat të Parlamentit Europian. Filluam vizitën dje në Podgoricë, kemi udhëtuar me autobus dhe kemi ardhur në Tiranë. Kemi zhvilluar sot takim në Kuvend, me ministren e Jashtme dhe me kryeministrin Edi Rama.
Shqipëria e ka hapur grupakapitullin e fundit dhe është në pritje të daljes së raportit në lidhje me standardet e ndërmjetme. Jemi duke punuar dhe për raportin vjetor të PE, i cili do të prezantohet të enjten e javës së ardhshme.
Në vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin në BE. Njohim edhe rezultatet e forta, dëshmia e së cilës ka qenë hapja e grupkapitujve në 13 muaj. Nuk ka vend për vetëkënaqje, por Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të punojë edhe më fort për përmbushjen e negociatave”, tha ai./abcnews.al


