Rishikon ligji për qeverisjen elektronike , duke ndryshuar mënyrën si operon sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Nisma është prezantuar nga maxhoranca socialiste dhe ndryshimet parashikojnë që AKSHI, do të ketë mundësi të bashkëpunojë edhe me privatin i cili do të ketë vetëm një rol në operimin teknik dhe mirëmbajtjen e sistemeve.
Por pavarësiht kësaj shteti do të zotërojë shumicën e aksioneve.
Një rishikim parashikohet edhe për mënyrën se si do të zhvillohen tenderat për infrastrukturën në këtë institucion.


