Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Britani

schedule13:49 - 17 Shkurt, 2026

schedule 13:49 - 17 Shkurt, 2026

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një i ri shqiptar është vrarë me thikë.

Media britanike BBC raporton se viktima është 22 vjeçari Lorik Abazi. Ai u qëllua me thikë ditën e diel në Croydon.

Dy vajza 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar, teksa njëra prej vajzave u lirua më vonë me kusht.



Gjithashtu sipas BBC, dy të rinj të moshës 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!