Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministeriali i Korridorit VIII më 18 shkurt në Tiranë/ Zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në fokus (Programi)

schedule10:24 - 16 Shkurt, 2026

schedule 10:24 - 16 Shkurt, 2026

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë do të mirëpresë më 18 shkurt 2026 Ministerialin e Korridorit VIII, me fokus avancimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e ndërlidhjes, qëndrueshmërisë dhe integrimit rajonal.

Sesioni ministror nis në orën 10.00 në Pallatin e Brigadave dhe do të drejtohet nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, me pjesëmarrjen e delegacioneve të kryesuara nga Antonio Tajani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë; Timčho Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut; Oana-Silvia Țoiu, Ministre e Punëve të Jashtme e Rumanisë; si dhe Nikolay Pavlov, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë.

Diskutimet do të fokusohen në avancimin e Korridorit VIII si një bosht strategjik për ndërlidhjen europiane, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, duke forcuar njëkohësisht rolin e tij në qëndrueshmëri, mobilitet ushtarak dhe ndërveprueshmëri midis Bashkimit Europian dhe NATO.



-Programi kryesor
Mbërritja dhe doorstep | 09:45 – 09:55

Seanca Plenare: “Korridori VIII në momentin strategjik të Evropës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes lëvizshmërisë ushtarake dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit.” | 10:00 – 11:00

Foto familjare | 11:00 – 11:15

Konferencë për shtyp – 11:40 – 12:20 – Salla Nr.1 (në të djathtë të Sallës plenare – Salla “Skënderbeu”).

-Në kuadër të këtij aktiviteti do të zhvillohet gjithashtu Forumi Ekonomik i nivelit të lartë “Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”.

Ky forum do të mbahet në ambientet e Bankës së Shqipërisë (ish-Hotel Dajti).

Forumi është i konceptuar në katër panele tematike dhe do të zhvillohet nga ora 11:30 deri në orën 16:00.

Ky format do të bëjë bashkë përfaqësues të qeverive, institucioneve europiane, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe aktorëve kryesorë ekonomikë për të avancuar dialogun mbi dimensionet ekonomike, të ndërlidhjes dhe investimeve të Korridorit VIII, si dhe për të nxitur projekte konkrete investimi dhe zhvillimi rajonal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!