Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS prezanton ndryshimet ligjore/ Rama: Pezullimi nuk cenon personin, por institucionin

schedule09:25 - 16 Shkurt, 2026

schedule 09:25 - 16 Shkurt, 2026

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se pezullimi nga detyra i një ministri dëmton drejtpërdrejt funksionimin e institucionit që ai drejton, duke e cilësuar një veprim të tillë si cenim të punës së ministrisë dhe të përfaqësimit të saj në qeveri.

Sipas Ramës, në momentin kur pezullohet një ministër, nuk ndërpritet thjesht ushtrimi i detyrës nga një individ, por bllokohet veprimtaria e gjithë institucionit. Ai theksoi se një ministri e mbetur pa drejtues nuk ka më kapacitet të propozojë iniciativa në Këshillin e Ministrave, pasi mungon përfaqësuesi i ngarkuar me vullnet kushtetues.

“Pra në momentin kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet thjesht vajtja në punë e një individi, pezullohet puna e një institucioni. Mjafton t’ju sjell këtu një nga momentet që pasojnë, që ajo ministri nuk ka më kapacitet të propozojë asgjë në Këshillin e Ministrave, sepse nuk përfaqësohet nga personi i ngarkuar si përfaqësuesi i vullnetit kushtetues.



Kaq duhet të mjaftonte për ta mbyllur këtë debat absurd dhe për të mos u hedhur 100 veta pas një budallai që hedh një gurë në lum. Por ja që nuk ndodhi kjo. Nuk mjaftoi fakti që nuk ekziston asnjë  rast i vetëm në Evropë, në historinë e demokracisë, një i vetëm, ku të jetë pezulluar një anëtar i qeverisë nga një prokuror dhe një gjykatës.”, tha ai.

Partia Socialiste prezantoi nismën ligjore me ndryshimet në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale lidhur me pezullimin nga detyra të zgjedhurve nga elektorati.

Qeveria propozon shtimin e disa subjekteve të reja, që sipas saj, nuk mund të pezullohen me vendim gjykate. Konkretisht ato janë anëtarët e  këshillit Bashkiak, kryetarët e bashkive, deputetët, kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!