Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndryshimi i Kodit, të hënën në Kuvend/ Mazhoranca socialiste depoziton nesër nismën për të mbyllur boshllëkun e nenit 242

schedule10:10 - 15 Shkurt, 2026

schedule 10:10 - 15 Shkurt, 2026

TIRANË- Socialistët do të depozitojnë të hënën ndryshimet ligjore që zgjidhin përfundimisht pezullimin e një ministri nga drejtësia.

Pasi Gjykata Kushtetuese dështoi të vendosë për padinë e tij kundër pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres Balluku, kryeministri Edi Rama, tha se shumica do të adresojë boshllëkun ligjor që lidhet me nenin 242 të kodit të procedurës penale nën hijen e parimit të ndarjes së pushteteve kushtetuese.

“Ne do të kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën në cilësinë e deputetit, unë, së bashku me Kryetarin e grupit Taulant Balla dhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, pra, me tre firmat tona do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do t’i paraqitet fillimisht, Grupit Parlamentar në mbledhjen e tij të fillim javës, ditën e hënë në mëngjes, dhe do të jetë transparent edhe për opinionin publik, pasi prezantimi i nismës do të bëhet me praninë e medias”, tha ai.



Rama thotë se nuk mundet drejtësia të pezulloje një anëtar të një organi kushtetues duke bllokuar funksionet e ekzekutivit.

“Nëse ti thua që “unë pezulloj një ministër”, “unë pezulloj Presidentin e Republikës”, “unë pezulloj Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” dhe ku di unë disa të tjerë që mbulojnë funksione të padelegueshme, faktikisht, ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin, sepse nuk është pezulluar thjesht personi, siç mund të ndodhë me një drejtor, punën e të cilit e bën dikush tjetër, por është pezulluar funksioni.  Ndërkohë që, pikërisht për shkak të funksionit, emërimi apo shkarkimi i ministrit, nuk është gjëkundi kurrë në asnjë vend të botës mund ta them me plot gojën tani, sepse nuk e ka nxjerrë dot kush një rast, kur në një vend të botës, kjo kompetencë është e një prokurori dhe një gjykatësi në një seancë paraprake, drejtësia duhet të jetë e pavarur.”, u shpreh Rama.

Ndërsa në emër të pavarësisë së gjyqësorit të ndërhyhet në kompetencat e legjislativit apo të ekzekutivit.

“Sot ajo është e pavarur dhe duhet të mbetet përgjithmonë e pavarur, por pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, të cilat ndër të tjera kanë edhe të drejtën dhe detyrën të emërojnë apo të shkarkojnë ministra dhe kjo e drejtë dhe detyrë, nuk ndahet me gjyqësorin, nuk i takon gjyqësorit dhe nuk mund të lejohet që ta marrë gjyqësori”, tha ai.

Neni 242 I kodit të procedurës penale, parashikon se përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve të cilët janë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët, masa e pezullimit të shtrihet dhe tek presidenti, kryeministri, anëtaret e qeverisë, Kryetari i KLSH, Avokat i Popullit, dhe institucione të tjera kushtetuese monokratike./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!