Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në SHBA për Bordin e Paqes/ Shefi i qeverisë do marrë pjesë të enjten në mbledhjen e parë të këtij organizmi

schedule09:59 - 15 Shkurt, 2026

schedule 09:59 - 15 Shkurt, 2026

TIRANË-Të ënjtjen e 19 shkurtit, kryeministri Edi Rama do t’i bashkohet presidentit amerikan Donald Trump, në takimin e parë me shtetet themeluese të Bordit të Paqes.

Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht por në Washingtoni do të ulet e barabartë me shtetet e tjera dhe e respektuar ndërkombëtarisht.

“Do të jem në Washington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.



Rama tha se ftesa nga presidenti Trump, i erdhi ndërsa opozita, hidhte fishekzjarrë dhe molotovë jo vetëm poshtë zyrës së tij por dhe në kuvend, bashkë me tymnajën se nuk e kalon oqeanin. Dhe këtu, shefi i qeverisë nuk harroi të përmende as protestën e së martës, të asaj që e quan e vetmja partine në Europë që udhëhiqet nga dhuna dhe shkatërrimi I pronës.

“Mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë dhe më shumë dëm duke kaluar tanimë në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe ndjesë pastës Partisë Demokratike dhe duke plagosur ende më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia. Është e qartë që këto farë protestash me atë pisllëkun që krijojnë në bulevard, ja shikojini dhe mendojini kështu si po ju them, janë një jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin nëpër mediat e huaja duke lënduar imazhin e Shqipërisë dhe duke krijuar idenë se ç’po ndodh në Shqipëri.’, tha ai.

Por për Ramën rezultati është i qartë; një parti që shkërmoqet përditë.

“Në fakt ajo që po ndodh në raport me sa po themi është një degjenerim i pandalshëm dhe shpërthimi i një dëshpërimi të pa ngushëllueshëm, rezultati rrudhja e mëtejshme e një partie t’i thuash, e një force, se di çfarë force ka më, e një arabeje politike që s’ka asnjë mision, por ka vetëm një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë”, u shpreh Rama.

Në shënimet e kësaj jave, nuk mungoi as një koment për atë se capo ndodh në Hagë.

“Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve. Ky nuk është një turp për ca prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë, që mundësojnë rroga marramendëse për personazhe të kësaj injorance dhe njëkohësisht dhe të kësaj .. nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të them”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!