TIRANË- Në dy protesta e fundit kombëtare, Partia Demokratike përdori të miturit për të nxitur akte dhunë dhe sulme me molotovë ndaj Policisë së Shtetit.
Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se të gjithë e kanë kuptuar filozofinë politike të Sali Berishës, ndërsa shtoi ai nuk funksionon dot politikisht pa përdorur dhunën dhe përplasjet.
Ajo u kthye pas në kohë teksa u shpreh se Sali Berisha edhe në 1997 nxiti përçarjen mes veriut dhe jugut.
“Të gjithë e kanë kuptuar se kush është filozofia biologjike dhe politike e Berishës. Ai funksionon me vëllavrasje dhe me dhunë. Ai mendon se rrugëzgjidhja e vetme për të ardhur në pushtet është dhuna, përçarja dhe agresiviteti.
Kjo është për të ardhur keq. Berisha nxiti përçarje jug-veri në vitin 1997.Kjo sjellje shtazarake nuk i takon më këtij shekulli”, tha Gjikondi.
Ajo theksoi në “Tirana Live” se përdorimi i të miturve në protestë nga Partia Demokratike është një skandal dhe kjo lloj mënyre e të protestuari duhet parandaluar.
“Berisha historikisht ka ofenduar çdo grua që i ka dalë para dhe e ka penguar. Protesta e dytë që po përdoren të miturit. Të përdorësh të miturit “mish për top”.
Penalisht duhet të ndiqen prindërit e këtyre fëmijëve të mitur. Ata janë përgjegjës për aktet e tyre. Duhet të merren masa që këto gjëra të mos ndodhin. Duhen masa serioze parandaluese.”, tha ajo./abcnews.al


