Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndryshimet janë fiziologjike”/ Minxhozi: S’ka shkelje të drejtësisë. Përplasje ekzekutiv-drejtësi, ka kudo në botë

schedule13:32 - 13 Shkurt, 2026

schedule 13:32 - 13 Shkurt, 2026

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin News Line në ABC News Albania, komentoi zhvillimet më të fundit politike dhe debatet mes qeverisë dhe drejtësisë, duke i cilësuar ndryshimet e ndërmarra si të nevojshme, ndonëse të kufizuara.

Sipas Minxhozit, këto ndryshime janë “fiziologjike” dhe vijnë si reflektim i defekteve dhe problematikave që vetë reforma në drejtësi dhe korpusi i saj kanë shfaqur në praktikë. Ai theksoi se nuk sheh shkelje të pushtetit të drejtësisë, por nënvizoi se institucione si SPAK dhe GJKKO kanë qenë në qendër të akuzave, veçanërisht për çështjen e paraburgimeve të zgjatura dhe shkeljeve të privatësisë.

“Mendoj se këto ndryshime kanë qenë të nevojshme, edhe pse këto ndryshime kanë qenë të pakta. Këto ndryshime janë fiziologjike që po bëhen. Ndodhemi në kushtet ku vetë reforma dhe korpusi kanë treguar defektet, shkeljet e pushteteve. Nuk mendoj se ka ndonjë shkelje të pushtetit të drejtësisë. Lëvizja që bëri, për mendimin tim ishte e nxitur, SPAK dhe GJKKO mori mbi vete jo pak akuza. Kemi një numër kauzash të fituara jashtë vendit, por edhe brenda vendit, të cilëve iu është shkelur privatësia dhe janë mbajtur gjatë në paraburgim. Paraburgimi është “thembra e Akilit”, edhe raportet ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria ka më shumë të paraburgosur, sesa çdo vend tjetër. Duhet të kishte një ndryshim në procesin ligjor të tillë”, tha Minxhozi.



Në analizën e tij, Minxhozi e krahasoi raportin mes qeverisë dhe drejtësisë në Shqipëri me situata të ngjashme në vende si Italia, duke theksuar se debatet institucionale nuk janë përjashtim shqiptar. Megjithatë, ai kritikoi ashpër mënyrën se si opozita, veçanërisht Partia Demokratike e Shqipërisë, po i menaxhon protestat.

“Në drejtim të raportit me drejtësinë me qeverinë, raporti ka qenë ai që është në të gjithë botën. Situatat janë të ngjashme dhe ngjajnë goxha. Italia është një rast i ngjashëm. Ne nuk bëjmë ndonjë përjashtim që ne kemi një debat mes qeverisë dhe drejtësisë në Shqipëri, megjithëse te ne me një gjuhë më folklorike, deri te hedhja e molotovëve”, shtoi ai.

Sipas tij, dhuna dhe përfshirja e të rinjve në akte si hedhja e molotovëve nuk përbëjnë një “recetë suksesi”, por tentativë për të krijuar një “skenë teatrale”. “Nuk është sukses të marrësh me dhunë institucionet e shtetit”, theksoi ai, duke shtuar se publiku mbetet ose indiferent, ose kritik ndaj këtyre skenave.

“PD nuk arrin që të mbajë protestat në sinorët. Kur opozitat janë të pafuqishme për të prodhuar lëkundje sizmike në shoqëri, atëherë iu drejtohen tensioneve dhe agresivitetit. Dhuna në ato protesta tregon që po kërkohet të arrihet një skenë teatrale. Nuk është sukses që të marrësh me dhunë institucionet e shtetit. Është provuar që publiku i ftohtë, është në rastin më të mirë indiferent, ose në rastin më të keq kritik. Futja e të rinjve me kapuç për të hedhur molotov nuk është një recetë suksesi. Unë pres një stinë të ashpër politike. Po kalohet një moment që është gri dhe depresive për të gjithë. Unë do të prisja që të kishim më shumë, një zhvillim konkret lidhur me ngjarje si “21 Janari” dhe Gerdeci”, përfundoi analisti.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!