Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në masivin pyjor të njësisë administrative Malzi, të bashkisë Kukës.
Vatra e zjarrit ndodhet pak kilometra nga Tuneli i Kalimashit, drejt së cilës janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe banorët e zonës.
Vatra e zjarrit po zgjerohet për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë në këtë zonë, e cila ka një bimësi të dendur dhe shkurre.


