Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gjakovë, gjendet e pajetë një grua/ Nisin hetimet, të panjohura shkaqet e ngjarjes

schedule18:36 - 31 Korrik, 2026

schedule 18:36 - 31 Korrik, 2026

Një grua rreth moshes 50 vjeç është gjetur pa shenja jete në afërsi të Urës së Fshajt në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse për të kryer veprimet e para hetimore. Autoritetet presin mbërritjen e ekipit të mjekësisë ligjore, i cili do të kryejë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Sipas të dhënave paraprake, në këqyrjen sipërfaqësore të trupit nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.  Identiteti i gruas ende nuk është bërë i ditur, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta.



Pas ekzaminimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe veprimeve të sektorit rajonal të hetimeve priten të dhëna të reja që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!