Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luiz Ejlli e Gjesti bëhen art me makinë qethëse në ‘ABC e Mëngjesit’

schedule11:24 - 13 Shkurt, 2026

schedule 11:24 - 13 Shkurt, 2026

Në studion e ABC e Mëngjesit, berberi artist Joti Bocerri tregoi sesi makina qethëse mund të kthehet në penel dhe flokët në kanavacë. I njohur në rrjet si “Joti Hair”, ai realizon portrete personazhesh të fauumshëm në flokë, nga Luiz Ejlli te Gjesti, por edhe figura si Edi Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Pasioni im është të bëj portrete njerëzish, në filxhan kafeje, në kripë e në flokë”, u shpreh ai, duke zbuluar se gjithçka nisi si lojë gjatë pandemisë. Sipas tij, krijimi i një portreti në flokë është sfida më e madhe dhe kërkon rreth një orë punë, ndërsa çmimi mund të shkojë deri në 100 euro, në varësi të kërkesës.

“Një prerje flokësh bëhet art kur krijon, jo kur ndjek vetëm rregullat bazë”, thotë Joti, duke theksuar se sot pamja është shumë e rëndësishme edhe për djemtë. Në sallonin e tij bëhen biseda si te psikologu, por korrektësia dhe diskrecioni mbeten parim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!