Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Ndryshimi i nenit 242 s’ka lidhje me asnjë rast të veçantë”, Taulant Balla: Balluku nuk ka akuzë për korrupsion

schedule20:58 - 12 Shkurt, 2026

schedule 20:58 - 12 Shkurt, 2026

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në intervistë për “Real Story” u shpreh se ndryshimi i planifikuar i nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, që parashikon qartë se institucionet kushtetuese si Presidenti, Kryeministri apo ministrat nuk mund të pezullohen, nuk bëhet për të shpëtuar raste apo emra të veçantë nga hetimi.

Ai theksoi se ndaj ministres Belinda Balluku nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, por vetëm një çështje për shkelje të barazisë në tendera, një akuzë që sipas tij është shumë më e lehtë se ato të hasura zakonisht nga zyrtarë të tjerë.

Ai u shpreh se në Bashkimin Evropian gjykatat nuk pezullojnë ministra, siç ka ndodhur në Shqipëri.



Pjesë nga intervista;

Sokol Balla: Perceptimi është tek ata që e shohin ndryshimin e qëndrimit në rastet e tjera, se ju po e bëni këtë për të shpëtuar dikë nga hetimi?

Taulant Balla: T’i marrim me radhë, e dëgjoj shumë shpesh, edhe për ndonjë media të huaj, jo reputative, që të paktën t’i referohet si duhet. S’ka akuzë për korrupsion ndaj Belinda Ballukut. Është një akuzë shkelje barazi në tendera, të paktën nga dokumentat që na janë vënë në dispozicion në Këshillin e Mandateve. Që të jemi korrekt. Është zyrtari me akuzën më të lehtë që ka ardhur në Kuvend. Kryesisht kanë qenë akuza për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie. Ne jemi tek një, kjo dhe për koherencë të gjësë. E dyta, është se ka një pikëpyetje, pse nuk e shqyrton Këshilli, tani kur ju thash për çështjen që ishte në Gjykatë Kushtetuese, ju informova se Kuvendi është palë,  sepse Kuvendi me propozim të kryeministrit me dekret të Presidentit, me votat e veta ka emëruar zv/kryeministren dhe ministren e trasporteve në atë detyrë, dhe pa e pyetur fare kuvendin një pushtet tjetër, propozimin e një pushteti tjetër i ka thënë dy pushteteve, më falni për shprehjen ikni pirdhuni se unë nuk ju pyes fare ju. Në këto kushte jemi, po e bëjmë popullore bisedën. Tani çfarë duhet të bëjë Kuvendi, do rrijë duar kryq? Apo të marrë përgjegjësinë që i takon në kushtet e mosveprimit të të njëjtit pushtet, hierarkisë më të lartë të pushtetit gjyqësor, Gjykatës Kushtetuese. Se këtë duhet ta kishte zgjidhur Gjykata Kushtetuese dhe sot nuk do ishim fare në këto diskutime. Këtu jemi në kushtet e një mosveprimi të mosvendimi të Gjykatës Kushtetuese. Dhe e thënë kjo është që ne duhet ta zgjedhimin çështjen e pezullimit se jemi në një ngërç të rëndë kushtetues. Mua më vjen keq që shumë nuk e  kuptojnë, ndoshta edhe në grupin tim parlamentar.

Sokol Balla: Ka edhe në grupin tuaj?

Taulant Balla: Po jo, nuk kuptojnë gravitetin e gjësë, sepse kur themi që është rasti i vetëm në Europë të pezullimit të një ministri, edhe në Botë, se nuk kam gjetur, një senator në Brazil në 2007 më rezultonte nga chatgpt, por edhe atë e kishte kthyer Senati, se kishte thënë s’e pezullon dot. Pra, ne duhet ta zgjidhim këtë çështje se ne jemi votuar për të mos humbur kohë. Ju thash pak më parë për kalendarin, ai është i imi, Edi Rama ka një kalendar sa ky muri këtu, me çështje e gjëra që ndërlidhen dhe ka të bëjë edhe me sovranitetin e vendimmarrjes së ministrit në kuptimin e përbërjes së kabinetit të Këshillit të Ministrave. Të thëna të gjitha këto, jemi në kushtet kur na duhet që të ndërhyjmë. Kohën jua thash sa marrin, ndërkohë që, Kuvendi i Shqipërisë e ka gjithë detyrën që I buron nga kushtetuta dhe unë besoj që këtu nuk duhet të kemi dallime, nuk duhet të ketë maxhorancë opozitë, këtu ka të bëjë me mbrojtjen e parimit të kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Pushteti legjislativ ka këto kompetenca, ekzekutivi ka këto kompetenca, dhe gjyqësori ka këto kompetenca.

Sokol Balla: Taulant, a i ndruheni meqë ne jemi në një proces të avancuar të negociatave, ku sigurisht BE edhe pse ka investuar në këtë reformën në drejtësi e ndjek me vëmendje se cfarë ndodh. Nuk di nëse në këto lëvizje kryeministri  ka thënë se do shikojmë ligje që kanë të bëjnë edhe me reformën në drejtësi por që do jenë të gjitha nën atë vulën e thatë të BE, a I druheni faktit se ky ndryshim po bëhet për një rast të caktuar dhe që mund të sjellë një reagim nga Brukseli.

Taulant Balla: E para, e thash, mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka “një të mirë”, që sa i përket çështjes së hetimit e ka kthyer në pikën zero, ku prokuroria ka marrë atë që ka dashur. SPAK ka marrë ato që kishte kërkuar ditët e para, bllokim pasaporte dhe pezullimin. Pra, ky mosvendimi të paktën na ka hequr, gjithë këtë diskutimin nëse pengohet drejtësia apo jo. Dhe këtu nënvizoj se, nuk ke sot një deklaratë që të hyjë të bëjë diskutime se kjo dosja ka këtë, po se është ajo, apo e kishte marrë ky në telefon.. ne nuk hyjmë në meritën e çështjes penale, dhe vazhdojmë të themi që SPAK ka gjithë mbështetjen tonë, të pakufizuar për t’i shkuar në fund çdo çështje e themi këtë, por te kjo pjesa që na takon ne këtu, kjo godina këtu për të bërë ligje…

Sokol Balla: Dakord, por pyetja ime ishte e drejtpërdrejtë a i druheni se mund të ketë një reagim nga Brukseli për këtë ndryshim? Apo keni komunikim?

Taulant Balla: Shiko, ju e patë reagimin e Schider raporterit për Shqipërinë, që ishte më korrekti. Ne tha nuk komentojmë dosjet, por ajo që konstatojmë është që ritmi me të cilën ecën Shqipëria është i duhur, nëse ruajmë këtë ritëm kapim 2029 në BE, dhe ndërkohë që duhet thënë me zë të lartë është që a ka ndonjë pengesë për hetimin këtu? Jo, nuk ka asnjë pengesë për hetimin.

Sokol Balla: Po a e pengon hetimin, ky ndryshim që ju do miratoni në kodin 242?

Taulant Balla: Jemi kthyer te vendimi te data 20 nëntor te pika zero. Dhe kjo pjesë është e qartë.

Sokol Balla: Pyetja që ju bëj, dhe që nuk e bëj vetëm unë është.. e përfshin çështjen në fjalë?

Taulant Balla: Sot unë nuk gjetur në Bruksel, apo kudo gjetkë, një që të më thotë që një gjykatë mund të pezullojë një autoritet kushtetues, nuk e gjej një. Mund ta arrestojë, padyshim brenda prekuzitave që ka çështja e imunitetit, në rastin e ministrit deputetit duhet dhënë autorizimi nga Kuvendi, edhe në rastin e anëtarëve të Prokurorisë apo gjyqësorit duhet KLP dhe KLGj dhe aty ka pezullim po në atë rast është shkruajtur. Merrni Kushtetutën, në rastin e prokurorit apo të gjyqtarit mund të pezullohet dhe pezullimin e merr KLP ose KLGJ, pse nuk e ka shkruar Sabri Godo me Arben Imamin pezullimin dini gjë apo.. Sabriu i shkretë, u prehtë në paqe, dhe Arben Imami që është gjallë, e harruan tashmë. Sepse ka disa kompetenca që nuk mund të delegohen. Dhe kishte dalë një ekspert i madh i mjekësisë ligjore që thoshte Edi Rama ka harruar që një ministër ka deleguar në kohë zgjedhjesh kompetenca. Padyshim, por jo të gjitha mund të delegohen. Për shembull, zv/ministrat mund të shkojnë në mbledhje qeverie, por do të garantosh që së paku më shumë se gjysma e tyre janë ministra, ndryshe nuk quhet më mbledhje qeverie.

Sokol Balla: Mesa kuptova nga reagimi i kryeministrit në fillim të javës, zv/kryeministrja është e pezulluar, por do të qëndrojë në detyrë?

Taulant Balla: Unë flas ligjërisht, në momentin që flasim bashkë, unë nuk jam njohur që është botuar në Fletore Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ka mbetur në fuqi vendimi paraprak i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e pezullimit, në momentin që botohet në fletore zyrtare znj. Balluku është e pezulluar në detyrën e ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, ndërkohë që sa i përket pjesës së zv/kryeministrit, nuk ka ndonjë pezull.

Sokol Balla: Pra, ajo vijon të mbajë zyrën në kryeministri, por nuk shkon dot te zyra ..

Taulant Balla: Do zbatohet vendimi i gjykatës

Sokol Balla: Megjithatë, ka një perceptim të cilin ju e shprehët në mënyrë popullore, që ishte shprehje shumë e fortë që një nga pushtetet i tha dy të tjerave atë shprehjen. Kjo ishte deklaratë e fortë pasi reflekton më qartë se ka një përplasje të fortë mes pushtetit gjyqësor dhe pse e them gjyqësor, nuk them SPAK sepse në fund fare SPAK është palë dhe deri sa është palë mund të diskutosh mënyrën si ka nisur hetimet etj,por në fund fare vendimet i marrin gjykatat.

Taulant Balla:Tani fajin këtu e ka Gjykata Kushtetuese,

Sokol Balla: Jo, jo, nuk e kam me Gjykatën Kushtetuese, unë mendoj se ne nuk kemi Gjykata Kushtetuese, por ky është debat tjetër

Taulant Balla: Të ftoj një ditë ta bëjmë këtë debat

Sokol Balla: Po nuk ka Gjykatë Kushtetuese, se nuk ka një gjykatë që nuk merr vendim. Sidomos kur bëhet fjalë për një vendim për një cështje me sfond kaq të fortë politik. Kur ty nuk të vjen vetë ministrja por të vjen kryeministri. Pra, maja e pushtetit.

Taulant Balla: Edhe ministrja do shkojë së shpejti/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!