TIRANË- Partia Demokratike në protestën e djeshme nuk kurseu dhunën dhe as përdorimin e të miturve, të cilët u panë në ballë të protestës, duke hedhur mjete të forta dhe molotovë drejt Policisë.
Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Real Story”, tha se SPAK duhet të veprojë dhe të nisë hetimet për aktet e dhunshme, që u regjistruan në protestën e thirrur nga Sali Berisha.
“SPAK duhet të bëjë të veten. Kjo dhuna e djeshme që është bërë, duhet ta kualifikojnë këtë vepër si vepër kryer nga një organizatë kriminale dhe duhet të marrin përgjegjësi penale Berishën dhe organizatorët e tjerë.
Synimi i Berishës është që të krijojë precedentin, kauzën dhe kauzën ai e do me vrasje. Ai e bëri 2 prillin e Shkodrës në 1991, e bëri që të vinte sa më shpejt në pushtet”, tha ai./abcnews.al


