Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Erblira Bici, numri 3 në Itali/ Volejbollistja shqiptare vazhdon të shkëlqejë në Apenine

schedule12:42 - 10 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 10 Shkurt, 2026

Edhe një herë tjetër u shpall më e mira.

Erblira Bici fitoi çmimin individual të lojtares më të mirë të ndeshjes, ndërsa skuadra e saj, Valefolia, la pas dy humbje radhazi në Serinë A italiane për t’u kthyer tek fitorja.

Ishte një derbi në fushën e Maçeratës dhe ylli I kombëtares shqiptare doli shënuesja më e mirë me 23 pikë, me tri pikë direkt nga shërbimi, dhe me 54 për qind sukses në gjuajtje.



Statistika që nuk kanë nevojë për komnent ndërsa Valefolia ia doli 3-1.

Ish-volejbollistja e Barleti Volej në kampionatin shqiptar, u ngjit në vendin e tretë në renditjen e shënueseve më të mira të ligës.

Me 410 pikë, lihet prapa vetëm nga gjigande të tilla si Paola Egonu apo Jekaterina Antropova.

Kjo e fundit është 39 pikë larg, pra Bici mund të luftojë për vendin e dytë.

Falë kontributit të saj të madh, me diçka më pak se një të tretën e totalit të pikëve të skuadrës, Valefolia është e sigurt në vendin e gjashtë në Serinë A, duke qenë më e mira pas pesë ekipeve tepër të forta si Koneliano, Skandiçi, Milano, Kieri e Novara.

Ndërkaq, Bici me shoqet e saj, të mbiquajtura në Itali “tigreshat”, kanë arritur gjysmëfinalen e Çellënxh Kap (Challenge Cup), dhe përballë do të kenë ekipin hungarez, Kaposhvari.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!