Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gjoba për ndotësit e mjedisit/ Maliq, deri në 50 mijë lekë për mbetjet në hapësira publike

schedule12:24 - 10 Shkurt, 2026

schedule 12:24 - 10 Shkurt, 2026

Bashkia e Maliqit paralajmëron masa ndëshkuese ndaj ndotësve të mjedisit në fshatrat e fushës së Maliqit.  Autoritetet vendore, do të aplikojnë gjoba që variojnë nga 5 mijë deri në 50 mijë lekë të rinj për ata që ndotin hapësirat publike.

Nga inspektimet në terren është konstatuar  ndotje në përmasa shqetësuese në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Hedhja e pakontrolluar e mbetjeve plastike, inerteve, si dhe mbetjeve organike, vijon të jetë një problem serioz për zonën.



Autoritetet vendore pohojnë se mbetjet organike përbëjnë ndotësin kryesor të mjedisit, pasi gjenden të hedhura në kanale kulluese dhe përgjatë rrugëve, duke rrezikuar jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e banorëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në Pojan dhe Sheqeras, ku mbetjet e bagëtive hidhen në të dy anët e lumit, duke e kthyer territorin në hyrje të fshatrave në një landfill të hapur.

Shqetësim për bashkinë e Maliqit mbeten gjithashtu mbetjet plastike të hedhura në kanale dhe përrenj, të cilat pengojnë rrjedhën e ujërave dhe shtojnë rrezikun e përmbytjes së tokave bujqësore gjatë reshjeve intensive.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!