Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Padia e Ramës dhe vendimi i Kushtetueses/ Meçe: S’kemi rrëzim, por çështje të pagjykuar. Tani duhet zgjidhje “politike”

schedule20:57 - 9 Shkurt, 2026

schedule 20:57 - 9 Shkurt, 2026

TIRANË– Për analistin Arben Meçe, Gjykata Kushtetuese nuk e ka rrëzuar padinë e kryeministrit Edi Rama, por padia e tij kundër pezullimit të Ballukut është një çështje e pagjykuar.

Sipas tij, nuk ka asnjë dispozitë ligjore, që pranon barazimin në një vendimmarrje gjyqësore.

Ai thekson se në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama duhet të ndërmarrë hapa për zgjidhje politike të situatës së krijuar dhe sipas tij, kjo nismë tashmë ka filluar.



“Në gjithë legjislacionin shqiptar nuk ekziston asnjë dispozitë, e cila pranon barazimin.

Nuk kemi rrëzim, por kemi çështje të pagjykuar. Nga ky moment, nuk ka detyrim kryeministri të pranojë çështje të pagjykuar, sepse kërkesa që ka bërë nuk ka dhënë zgjidhje.

Dhe ai do të vazhdojë në një mekanizëm tjetër, që është zgjidhja politike. sot ai ka mbledhur grupin parlamentar dhe ky grup është mekanizmi i zgjidhjes politike, në grup parlamentar nuk është në podkast kryeministri tani, është hedhur në aksion politik”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!