Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih së bashku me delegacionin ukrainas. Lajmi është njoftuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.
Zëdhënësi i ministrisë, Georgy Tihi, tha se Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha do të jetë në delegacion dhe se Ukraina do të jetë në qendër të konferencës këtë vit përmes disa formateve të ndryshme.
Tihi deklaroi se mesazhet kryesore nga pala ukrainase do të përqendrohen në përpjekjet për paqe dhe forcimin e vendit, duke përfshirë stabilitetin energjetik dhe aftësitë mbrojtëse, kryesisht mbrojtjen ajrore, si dhe rritjen e presionit politik, diplomatik dhe të sanksioneve ndaj Rusisë.
/abcnews.al/


