Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Muçi gol”, një mbrëmje magjike/ Futbollisti i Kombëtares realizon një tjetër gol spektakolar

schedule13:03 - 4 Shkurt, 2026

schedule 13:03 - 4 Shkurt, 2026

Nuk do të fitojë çmim këtë herë por bukuria nuk mohohet. Ernest Muçi dhuroi sërish spektakël në futbollin turk, duke shënuar gol e duke shërbyer asist në ndeshjen e Kupës, në një seri të nivelit të lartë që vazhdon që prej nëntorit të kaluar.

Skuadra e tij, Trabzonspor fitoi 3-0 në duelin e grupit në fushën e Fetijesporit, por u desh goli i Muçit në minutën e 69-të për të shmangur ndonjë të papritur.

Ylli kuqezi realizoi përsëri shumë bukur nga jashtë zone, ndërsa ishte protagonist absolut i këtij dueli. Ai krijoi golin e dytë pak minuta më pas.



Me të vërtetë, ka rolin qendror në ekip, me vizionin e mrekullueshëm për lojën. Dy minuta më pas, në 79’. shërbeu edhe asistin për rezultatin 3-0.

Nuk është hera e parë që Muçi tregon nivel të lartë në Turqi dhe shënon. Në Kupë, kemi 3 rrjedha dhe 2 asistë në 4 ndeshje

Në kampionatin turk ka 8 goditje të sakta në portë dhe 2 asistë.

Në total, ai ka këtë sezon 11 gola dhe 4 asiste, në kampionat dhe në Kupë, duke qenë lojtari më i mirë i ekipit të tij, dhe njëri nga më të mirët në Superligë.

Kjo do të thotë se është vetëm 2 rrjeta larg rekordit personal në një edicion të vetëm.

Ylli kuqezi po ndihmon Trabzonsporin të dalë të paktën në kupat e Europës, duke qenë në vend të tretë në kampionat, 7 pikë prapa Gallatasarajit, si dhe për të fituar kupën duke qenë pranë çerekfinaleve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!