TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kritikuar sërish kërkesën e gjyqtarëve lidhur me çështjen e rritjes së pagave.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shoqata e Gjyqtarëve ka kërkuar rritje pagash edhe për gjyqtarët, të cilët janë larguar nga sistemi i drejtësisë përmes procesit të vettingut, për shkak të pasurive të pajustifikuara.
Kreu i qeverisë kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur nga përfaqësuesit e gjyqtarëve, duke theksuar se roli i tyre është të garantojnë drejtësinë dhe barazinë, e jo të përfshihen në përplasje politike.
“Ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’ju rritur pagën atyre që i hoqi vettingu, sepse nuk ishin të denjë për sistemin e drejtësisë. Vettingu i hoqi, sepse kishin pasuri të pajustifikuara.
Ju jeni atje lart për të dhënë drejtësisë dhe për të garantuar barazia, jo për të zbritur këtu poshtë ku jemi në të tjerët, që përditë jemi në beteja të tilla dhe për t’ju futur edhe ju në këtë përleshje dhe më gjuhë të papranueshme, me një gjuhë që shkel çdo etikë të gjykatësve.
Ju keni vajtur në Gjykatën Kushtetuese për t’u thënë taksapaguesve shqiptarë se edhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që e kaluan vettingun.


