Katër murgj budistë janë arrestuar në Tajlandë, pasi një kontrolli që u zhvillua në një tempull. Nga policia u gjetën materiale pornografike, lodra seksi, një listë eskortash dhe sende të tjera të ndaluara.
Operacioni u zhvillua më 27 janar në Tempullin Phrom Sunthon në provincën Chonburi, pas ankesave të shumta nga banorët vendas për përdorimin e armëve dhe drogës brenda tempullit.
Autoritetet njoftuan se nga një kontroll në dhomat e murgjve gjeti para, një armë, një listë të kontakteve të prostitutave dhe një DVD player me një disk pornografik brenda.
Tre nga murgjit rezultuan gjithashtu pozitivë për metamfetaminë.


