Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo, rebelim në Arabi/ Superylli portugez refuzon të dalë në fushë për shkak proteste

schedule11:57 - 2 Shkurt, 2026

schedule 11:57 - 2 Shkurt, 2026

Duket si një rrufe në qiell të hapur.

Kristiano Ronaldo, heroi i madh i Ligës Profesioniste të Arabisë Saudite, nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës, dhe kjo jo për arsye sportive.

Superylli portugez, siç bëjnë me dije “A Bola” në Portugali, së cilës I referohet “Marka” në Spanjë, ka marrë vendimin personal për të mos dalë në fushë në shenjë proteste.



Flitet për duelin e sotëm Al Nasr-Al Rijad.

Çfarë ka ndodhur?

Kristiano është i zemëruar nga ajo që e quan trajtim të pabarabartë të klubeve kryesore në Arabi.

Të gjithë klubet më të mëdhenj janë pronë e Fondit Publik Saudit, pra janë sikur të jenë shtetërore, veçse portugezi është i zemëruar që Al Hilal lejohet të marrë yllin francez, Karim Benzema, pavarësisht shpenzimit tepër të madh, por Al Nasr nuk shpenzon dot në mënyrë të barabartë.

Benzema kërkoi rrogë më të lartë tek Al Itihad, por nuk e siguroi dot dhe vendosi të largohej.

Al Nasr dhe Al Hilal janë në garë për titull, dhe Ronaldo beson se në Arabi po punohet që ish-kampionia të triumfojë.

Për momentin, skuadra e portugezit është në vend të dytë, me 43 pikë, tre më pak se rivalët blu, ndërsa CR7 synon të fitojë titullin e parë në Arabinë Saudite, diçka që nuk ka mundur ta bëjë që kur transferuar atje në janar 2023.

Po ashtu, synon Këpucën e Artë duke qenë në vend të dytë në këtë renditje me 17 gola, një më pak se anglezi Tonei.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!