“Gëzo o qiell, sepse Zoti po e ngushëllon popullin e vet”, arqipeshkvi i Shkodrës mesazh për Krishtlindje

schedule11:09 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 11:09 - 24 Dhjetor, 2019

Në prag të festës së Krishtlindjes arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës, Pult imzot Angelo Massafra, ka dhënë mesazhe të rëndësishme në këtë ditë feste duke u ndalur te ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, në veçanti te tërmeti që shkaktoi jo pak viktima.

Në urimin e tij imzot Massafra u shpreh se mesazhi më i mirë që mund të përcillet dhe të jepët në këto Krishtlindje është që njerëzit duhet të tregojnë më shumë përkushtim ndaj besimit dhe të tregohen më shumë solidar duke respektuar dinjitetin e njëri-tjetrit.

“Të fortë prej vetëdijes se jemi në duar të Zotit që nuk na braktis dhe të bindur për aftësinë tonë për të bërë mirë, nuk mund të humbim shpresën dhe të bëjmë disa reflektime të rastit”, shkruan në mesazhin e tij imzot Angelo Massafra.

Mesazhi për Krishtlindjen 2019 dhe të vitit të ri 2020:

“Gëzo o qiell, galdo o tokë, sepse Zoti po e ngushllon popullin e vet” (Is 49, 13)

Të dashur besimtarë,

Mesazhi që këtë vit dëshiroj t’ju drejtoj me rastin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri kushtëzohet prej ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri, në veçanti prej tërmetit të tmerrshëm që shkaktoi jo pak viktima e la pas plage e brishtësi për shoqerinë shqiptare. Megjithatë, edhe pse ka zbehur gëzimin e këtyre festave, nuk kaaq fuqi sa ta vrasë shpresën tonë. Le të mikpresim nxitjen e Palit apostull që të mos jemi të trishtuar si ata që nuk kanë shpresë (krh.1Sel 4, 13).

Si bashkësi katolike e dioqezës, jemi duke reflektuar gjatë këtij viti mbi rëndësinë që ka të jetuarit në Krishtin, të shoqëruar nga slogani paulin: “Që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gjui atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë” (Fil 2, 10).

Të jetosh në Krishtin do të thotë të kesh “po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus” (Fil 2, 5), domethënë: vetëdije për marrëdhënien birnore që na lidh me Hyjin Atin tonë; vlerësim i vetes si krijesa dhe si rrjedhojënë marrëdhënie me të ngjashmit tanë dhe me krejt krijimin.

Të gjithë i shohim gjestet e solidaritetit, që populli ynë ka bërë gjatë tërmetit të fundit, krahas solidaritetit që kemi marrë prej shumë Shteteve të tjera.

Por njëkohësisht të gjithë i shohim edhe gjërat negative qëpo ndodhin ne Vendin tone. Megjithatë,

Kush e di nëse katastrofa natyrore që na ka goditur një muaj mëpërpara nuk mund të shërbejë si “shkundje”, me qëllim qëShqipëria jonë t’i hapet një kohe ku interesi për të mirën e përbashkët të bëhet më i madh se ai për të mirënprivate,ku strukturat që janë krijuar për mbrojtjen e jetës të funksionojnë në mënyrë efikase dhe ku formimii punonjësve, i teknikëve dhe i vullnetarëve në raste emergjencash të merret seriozisht?

Kush e di nëse gjithë kjo rrëmujëshoqërore qëjemi duke përjetuar në këtë moment nuk favorizon formimin dhe specializimin në artin e politikës të personave pa interesa personale, por me një dashuri të madhe për Atdheun, të gatshëm për t’u vënënë drejtimin e Vendit?

Kush e di nëse largimi nga Vendi i shumë të rinjve dhe i shumë familjeje nuk është një rast për ata që qëndrojnë që ta rishikojnë gjendjen aktuale tëvendit dhe ndërgjegjet t’i hapen një bashkëpunimi faktik mes qytetarëve dhe Shtetit për të përmirësuar realitetin ekzistues, duke ndalur këtë fluks që shprehimisht është duke varfëruar tokën tonë prej atyre energjive të reja dhe jetësore për të cilat ajo ka nevojë?

Hyji mund ta bëjë një gjë të tillë, por jo pa përgjigjen pozitive të bijve të vet. Qysh prej momentit të parë kur njeriu u shfaq në tokë, siç na thotë Shkrimi i shenjtë, Hyji ia besoi njeriutdetyrën e mbarështuesit tësaj(krh. Zan 1, 28); një detyrë prej të cilës askush nuk mund të ndihet i lënë jashtë apo i përjashtuar. Aq më pak, ne të krishterët!

Nuk ekziston asnjë kategori personash që nuk mund tëjapë kontributin e vet: secili për sa i takon dhe sipas mundësive të veta mund dhe duhet të ndihet bashkëpërgjegjës në mbarëvajtjen e Vendit; si fillim duhet të ndryshohen të gjithë ato qëndrime që e pengojnë Shtetit që të bëjë detyrën e vet: para së gjithash inati ndaj institucioneve, pastaj mendësia mafioze e shit-blerjes së favoreve, pasi një favor që më bëhet mua është një akt padrejtësie që i bëhet dikujt tjetër: me fjalë të tjera, është ajo që quhet “korrupsion”.Për këtë arsye, i ftoj të gjithë të krishterët që ta vlerësojnë këtë angazhim si një akt të vërtetë kulti kushtuar Hyjit.

Urimi im nuk ështëthjesht një urim në kuptimin klasik të fjalës, por ai dëshiron të jetë edhe një nxitje e fortë drejtuar çdo personi vullnetmirë, me qëllim që Krishtlindja të sjellë ndryshime të vërteta dhe thelbësore: përndryshe, do të ishte një rast i humbur, një gënjim që i bëjmë vetes që, të verbuar prej dritave dhe ngjyrave të festës, nuk do të jemi të aftë të shohim praninë e Hyjit që na do, që do të mirën tonë dhe që na fton për ta bërë të mirën.

Jezu Krishti, Hyji-me-ne, e bekoftë këtë tokë,i dhëntë asaj paqe e qetësi; i shëroftë të sëmurët tanë dhe zemrat e plagosura prej tragjedisë; pastë mëshirë për të vdekurit; qoftë udhëheqësi i mendjeve tona, zjarriqë ndez zemrat tona, veçanërishttë atyre të rinjve që, të pashpresë, po kërkojnë diku tjetër realizimin e tyre; ne menyre qe te dashuruar me shume me Vendin tone te qendrojne ketu me qëllim që Shqipëria jonë e bukur të rindërtohet me bashkëpunimin dhe dashurinë e të gjithëve

Ju uroj Përshumëvjet Krishtlindjen 2019 dhe Gëzuar Vitin e Ri 2020 katolikeve, ortodokseve, te krishtereve dhe njerzve vullnetmirë.

 

† Angelo Massafra O.F.M.

/abcnews.al